LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj vrapon nga Gllogjani në Koshare

Haradinaj vrapon nga Gllogjani në Koshare

Asociacioni i Vrapimit Malor të Kosovës (KTRA), me rastin e 19 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka organizuar vrapimin nga Prekazi në Koshare.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme i është bashkuar maratonistëve në “Shtegun e Shpresës”, nga Gllogjani në Koshare.


Haradinaj ka shkruar në FB se kjo maratonë i ka kujtuar rrugën e shtetit për liri.

“Nga Gllogjani në Koshare, iu bashkova maratonistëve në “Shtegun e Shpresës”, në kujtim të sakrificës sublime në rrugën tonë për liri. Shtigjet e të kaluarës mbajnë gjallë shpresën për Kosovën që duam!”, ka shkruar Haradinaj në FB. /Telegrafi/