LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj u premton përkrahje bizneseve zejtare në Prizren

Haradinaj u premton përkrahje bizneseve zejtare në Prizren

Lideri i AAK-së, i nominuar për kryeministër të Kosovës nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, gjatë fushatës që ka zhvilluar sot në Prizren theksoi se Prizreni është i veçantë, jo vetëm për shkak të kulturës dhe historisë, por edhe për shkak të mënyrës së jetës që zhvillohet në këtë qytet, bashkëjetesës së kulturave dhe besimeve të ndryshme, për të cilat Hardainaj tha se e bëjnë krenar.

Haradinaj tha se Kosova nuk ka bërë sa duhet për Prizrenin, ndërsa premtoi se me ardhjen e tij në qeveri, Prizreni do të ketë një krah të fuqishëm.

Ai po ashtu theksoi se i di vështirësitë e zejtarëve, dhe si nominuar për kryeministër të vendit, u premtoi përkrahje bizneseve jo vetëm në Prizren, por edhe në gjithë Kosovën.

“Kur kam biseduar me zejtar për tatimet që u vinë nga administrata, kur më kanë treguar për gjendjen materiale, vështirësitë që kanë, më kujtohet që u kam thënë se kur të vjen dita me fol, atëherë flasim. Tash zejtarët partner do ta kenë qeverinë dhe nuk do të punojnë më pa krah”, tha Haradinaj, raporton KosovaPress.