LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj tregon pse nuk u përfshi në debatin për ministren Gërvalla, kritikon edhe PDK-në

Haradinaj tregon pse nuk u përfshi në debatin për ministren Gërvalla, kritikon edhe PDK-në

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka treguar se pse nuk është përfshirë në debatin e fundit që është bërë rreth ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, për qëndrimin e saj për Gjykatën Speciale.

Haradinaj ka deklaruar se nuk është përfshirë në debat, pasi që ministrja është pasardhëse e një heroit, transmeton Telegrafi.


“Donika është bashkëvendëse e jona, është bija e heroit. Ne i dimë vuajtjet që i ka pasur, ne asnjëherë nuk do të biem pre e situatave politike për me kritiku një pasardhëse të heroit tanë”, pohoi ai në Debat Plus të RTV Dukagjinit.

Ndërkaq, sa i përket akuzave që PDK i ka bërë në drejtim të ministres Gërvalla, Haradinaj tha se PDK nuk duhet të bëjë propaganda.

“PDK i ka politikat e veta, e që të zotit e shtëpisë i ka në rrethanë më të vështira. Është lehtë më dal në shesh e të bëjnë propaganda.
Ata i kanë juristët e tyre, por që në këto rrethana asnjëra palë nuk do të dalë fituese”, shtoi.

Megjithatë, Haradinaj tha se ministrja Gërvalla tashmë është kryediplomate dhe ka për detyrë që të përkujdeset për qytetarët e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori