LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj thotë se sot u dëshmua se Kosova ka shpirt dhe zemër

Haradinaj thotë se sot u dëshmua se Kosova ka shpirt dhe zemër

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, iu ka drejtuar qytetarëve të Kosovës, duke u thënë se sot me prezencën e tyre u dëshmua se Kosova ka shpirt dhe zemër.

“Unë e pashë se kështu të bashkuar siç ishim sot, mund ta bëjmë këtë vend që na e kanë nëpërkëmbur aq shumë”, ka shkruar në Facebook lideri i AAK-së.


Po ashtu, sipas Haradinajt, qytetarët dëshmuan vendosmëri dhe qytetari.

“Ju dëshmuat vendosmëri dhe qytetari, dy vlera këto që janë garanci e një suksesi të përbashkët për Kosovën – shtet me dinjitet”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/