LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Telekomi i Kosovës duhet të shpëtohet nga kriza financiare

Haradinaj: Telekomi i Kosovës duhet të shpëtohet nga kriza financiare

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se Telekomi i Kosovës duhet të shpëtohet nga gjendja që është tani.

Haradinaj tha se janë të hapur për të gjitha propozimet si të dalin nga kriza që e ka Telekomi.


“…Qeveria nuk ka qejf që të ul paga… Po na merr një kohë të vlefshme tema e Telekomit, por duhet shpëtuar këtë kompani. Nuk duhet pranuar bankrotimin dhe do të ishte lajmi më i keq për punëtorët, pra nuk guxojmë që të shkojmë asaj rruge. Të gjitha veprimet e nevojshme që ta shpëtojmë këtë kompani ne duhet t’i ndërmarrim”, tha kryeministri Haradinaj, shkruan Telegrafi.

Ai tha se ulja e pagave duhet të ndodhë.

Shatri: Të gjenden përgjegjësit që e kanë shkaktuar situatën, pastaj masat për ta mbështetur Telekomin
Lexo po ashtu Shatri: Të gjenden përgjegjësit që e kanë shkaktuar situatën, pastaj masat për ta mbështetur Telekomin

“Në fakt punëtorët nuk i kanë pagat aq të lartë dhe nuk ka pse të ulën aq shumë, por më shumë mund të jetë ulja e pagave në menaxhment të lartë, por që duhet të merren veprime. Atëherë nëse flitet për një ulje, atëherë duhet të jetë 10 për qind për punëtorët dhe 20 për qind për menaxhmentin dhe është në interesin e tyre që të mbijetojë kjo kompani”, tha ai.

Gjithashtu, ai tha se pasi që të shpëtohet Telekomi nga kjo gjendje, atëherë sërish mund të rriten pagat.

“Kur do që kthehen në këmbë të veta kompania, atëherë mund t’i rrisin paga, por në këtë rast duhet të shpëtohet kjo kompani”, përfundoi Haradinaj. /Telegrafi/