LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Të vendoset drejtësia për të gjitha viktimat, për të gjithë ata që janë flijuar dhe vrarë padrejtësisht

Haradinaj: Të vendoset drejtësia për të gjitha viktimat, për të gjithë ata që janë flijuar dhe vrarë padrejtësisht

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të masakrës në fshatin Studime të Vushtrrisë dhe bëri homazhe në Kompleksin Memorial te varrezat e 117 martirëve.

Sipas njoftimit për media, Haradinaj ka thënë se, ndodhet në një vend që flet vetë, në vendin e 117 njerëzve të pafajshëm të pushkatuar e masakruar, por edhe të gjallë e të keqtrajtuar dhe ku ende nuk ka ndodhë drejtësia dhe nuk ka të dënuar.


“Përpos faktit që nuk është vendosur drejtësia për martirët e Studimes, e për plot të tjerë. Ata që i kanë kryer këto krime kanë filluar t’i mohojnë ato dhe po provojnë ta bindin botën që nuk i kanë bërë këto krime”, ka thënë ai, duke shtuar se për institucionet e vendit kurrë nuk është vonë të jenë të bashkuara dhe të vendoset drejtësia për të gjitha viktimat, për të gjithë ata që janë flijuar dhe vrarë padrejtësisht.

Kryeministri Haradinaj theksoi se është një ndjenjë e dhimbjes që të përshkruhen të gjitha ato që i kalojnë familjet edhe pas 20 viteve, por ai shprehu gatishmërinë që të jetë bashkë me Komunën në mënyrë që ky vend, ku pushojnë martirët, të kthehet në një memorial të respektuar dhe që të gjithë të ndjehen krenarë për përkujdesjen shtetërore të këtij memoriali.

Ndër të tjera Haradinaj, ka thënë se njëkohësisht kanë mbetur edhe pak ditë, kur në Qeveri do të aprovohet projektligji për familjet e martirëve, për familjet e të pagjeturve.

“Për familjet e martirëve, është vërtetë një projektligj, që vërtetë iu jep statusin e merituar ligjor, me përparësitë e merituara dhe gjithë kujdesin që iu takon dhe kësisoj, populli i Kosovës e kryejnë obligimin që kanë ndaj kësaj kategorie jashtëzakonisht për respekt”, tha kryeministri Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori