LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës Izet

Haradinaj: Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës Izet

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë e varrimit të zyrtarit policor, Izet Demaj, i cili humbi jetën në krye të detyrës derisa po mbronte qytetarët e vendit të tij, të enjten gjatë një plaçkitje, në qytetin e Istogut.

Në fjalën e tij para përfaqësuesve institucionalë, familjarëve, zyrtarëve policorë dhe qytetarëve të shumtë, Kryeministri Haradinaj tha se institucionet e vendit nuk do të lejojnë që kriminelët ta marrin rendin dhe ligjin.


“Policia e Kosovës që në ditët e para ka dhënë porosi të qartë se pa asnjë diskriminim do t’u shërbejë qytetarëve të vendit,  do t’u shërbejë të gjithëve pa dallim etnie, besimi apo bindje politike. Policia e Kosovës është storje e suksesit në vendin tonë. Policia në Kosovë nuk e ka pasur lehtë këto 20 vjet. Janë 20 policë të Kosovës që sot nuk janë në mesin e kolegëve të vet, të familjeve të veta, që ranë në shërbim të rendit dhe ligjit, në shërbim të lirisë. Rasti i Izetit i cili u detyrua ta mbrojë ligjin, duke u përballur me rrezikun, është porosi e qartë për ne në Kosovë, se nuk guxojmë kurrë ta lëm policinë tonë vetëm. Polici nuk mund ta kryej punën pa popullin. Secili qytetarë i këtij vendi është polic, të gjithë ne i madh e i vogël jemi polic, jemi me policin. Të gjithë jemi me Izetin, me familjen e Izetit, me misionin e tij që është mision i të gjithë juve pa dallim”, tha kryeministri Haradinaj, duke thënë se nuk do të lejojnë kurrë në Kosovë që rendin dhe ligjin ta marrin kriminelët.

Kryeministri Haradinaj, kërkoi nga familja e policit të vrarë që të jenë krenarë që patën një familjar si Izet Demaj, i cili ra duke i shërbyer atdheut.

Ndërkaq, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj, tha se sot po ndahen nga një koleg shumë i çmuar i policisë së Kosovës, i cili ishte i gatshëm të flijohet për atdheun e tij. “Ideali i tij do të jetojë gjatë sepse do ta jetësojmë ne”, tha drejtori Qalaj, duke u përulur para familjes së policit Demaj, për të cilët tha se do të mbeten pjesë e policisë së Kosovës që i dhanë njeriun më të dashur.

Në ceremoninë e varrimit të policit Izet Demaj, i cili u varrosë me nderime të larta shtetërore në varrezat e dëshmorëve në Koshare, të pranishëm ishin përfaqësuesit më të lartë shtetëror, ministra, deputetë, kryetarë të komunave, zyrtarë dhe kolegë nga Policia e Kosovës, zyrtarë të Policisë nga Republika e Shqipërisë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë, transmeton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori