LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Do të prodhojmë energji nga era edhe në Mitrovicë

Haradinaj: Do të prodhojmë energji nga era edhe në Mitrovicë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se edhe Kosova do të shkojë rrugës nga po shkon e gjithë bota. Pra rrugës për energji të ripërtëritshme.

Sipas tij, pas Kamenicës e cila prodhon 32 Megavat energji nga rryma, kjo gjë do të bëhet e mundur edhe për Mitrovicën.


“Kosova e hapur për investitorë të mëdhenj. Trendet globale për energji të ripërtëritshme, tashmë realitet edhe në Kosovë. Kamenica tashmë e ka realitet prodhimin e energjisë nga era e së shpejti edhe Mitrovica. 32 Megavat energji, Kosovës dhe rajonit i vijnë nga kodrat e Kamenicës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Kosova e hapur për investitorë të mëdhenj. Trendet globale për energji të ripërtëritshme, tashmë realitet edhe në Kosovë.

Kamenica tashmë e ka realitet prodhimin e energjisë nga era e së shpejti edhe Mitrovica. 32 Megavat energji, Kosovës dhe rajonit i vijnë nga kodrat e Kamenicës.

Zotimet e mia për mbështetje bizneseve, hapje ndaj investitorëve dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese të energjisë së ripërtëritshme, do t’i ndaj sot bashkë me qytetarët Kamenicës dhe Vitisë.

Shihemi në Viti dhe Kamenicë”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/