Kryetari i AAK-së dhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj në një intervistë për Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka folur edhe për çështjen e taksës me Serbinë, të cilën kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar se do ta zëvendësojë me reciprocitet.
Për këtë çështje, Haradinaj tha se Kurti po dëshiron t’ia kthej tregun Serbisë, duke shtuar se taksa duhet të hiqet vetëm nëse Serbia e njeh Kosovën.
“Qytetarët nuk e kanë votuar Kurtin e Osmanin që ta kthejnë Serbinë në Kosovë. Taksa e ka sjellë Kosovën në peshën që ka. Taksa duhet të hiqet në kontratë finale me njohje jo më herët. Sa më shumë që e kërkon Amerika dhe Evropa heqjen e taksës, kësaj teme i rritet vlera”, tha Haradinaj.
Haradinaj tha se duhet ta mbajmë taksën deri në njohje, dhe sipas tij kjo është logjika kështu të kupton Amerika.
“Është gabim me ofrua reciprocitet. Ky është Axhamillëk total i Kurtit si mungesë e analizës së thellë. Kurti në vend që me kërkua negocim të vazhdueshëm se përse mu heq taksa, ai ka thënë se do ta bëjë reciprocitetin”, shtoi Haradinaj.
Haradinaj tha se çështjet e Kosovës nuk janë vetëm të një qeverie apo partie, ato i takojnë të gjithëve.
I pari i AAK-së theksoi se do të punojnë për mos ta lejuar heqjen e taksës.
“Ne kemi me punu që mos me leju heqjen e taksës, çdo gjë që na lejon demokracia dhe kushtetua do ta bëjmë”, tha Haradinaj.
Ish-kryeministri foli edhe për dialogun, ku bëri të ditur se në vitin 2017, ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogeherini ia kishte ndërprerë konferencën e përbashkët për media shkaku që ai kishte kërkuar përfshirjen e Amerikës në dialogun me Serbinë.
“I shoh krejt mundësitë reale që marrëveshja me ndodh këtë vit, vetëm nëse dimë me ofertu. Hashimi e ka nënshkruar deklaratën e pavarësisë, Albini të hyn në histori si nënshkrues i marrëveshjes përfundimtare me Serbinë”, tha Haradinaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

A kanë fëmijët ankth dhe depresion? Flet psikologia Deliu

SPAK me 24 masa sigurie për zyrtarët e Universitetit, Rama thërret rektorin në mbledhje partie, politologu Krasniqi: Absurde dhe shkelje kushtetuese, ligjore

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania