LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj takon përfaqësuesit e Listës Serbe, flasin për zhvillimet në vend

Haradinaj takon përfaqësuesit e Listës Serbe, flasin për zhvillimet në vend

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se sot është takuar me drejtues të Listës Serbe, me të cilët ka  biseduar për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për aspektet që ndërlidhen me pozitën e komunitetit serb në Kosovë.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se në këtë takim kanë qenë nënkryetar i kësaj partie, Milan Radojçiq, zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiq, si dhe kryetarët e komunave të Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, dhe të Shtërpcës, Bratislav Nikoliq.


Postimi i plotë i Haradinajt:

“Zhvillova takim me Listën Serbe, në përbërje me nënkryetarin e saj, Milan Radojcic, zëvendëskryeministrin, Dalibor Jevtic, si dhe kryetarët e komunave të Mitrovicës Veriore, Goran Rakic, dhe të Shtërpcës, Bratislav Nikolič.

Në takim biseduam për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për aspektet që ndërlidhen me pozitën e komunitetit serb në Kosovë. U pajtuam që të vazhdojmë komunikimin në mënyrë të rregullt, si dhe të forcojmë bashkëpunimin me kryetarët e komunave, në mënyrë që të realizohen objektivat zhvillimore të secilës komunë”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori