LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj takon një delegacion të lartë gjerman: Prania ushtarake në Prizren zëvendësohet me praninë ekonomike

Haradinaj takon një delegacion të lartë gjerman: Prania ushtarake në Prizren zëvendësohet me praninë ekonomike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim delegacionin e lartë nga Qeveria Gjermane, kryesuar nga Thomas Richard Silberhorn, sekretar shteti në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Maria Flachsbarth, sekretare shteti në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik, përfaqësues të Bundestagut dhe përfaqësues të Bundeswehr-it, me të cilët ka biseduar për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në të gjitha fushat, me theks zhvillimin ekonomik.

Pas takimit, kryeministri Haradinaj në një konferencë për media, falënderoi përfaqësuesit e delegacionit të lartë gjerman për vizitën, duke theksuar se kjo është një dëshmi e bashkëpunimit dhe partneritet të mirë që ka Kosova me shtetin gjerman.


“Është me rëndësi se kjo vizitë ndodh në vigjilje, me rastin e ditës së unifikimit të Gjermanisë. Unifikimi i Gjermanisë është përjetuar si një festë edhe në Kosovë, por edhe në gjithë Evropën, edhe sot është festë. Ne e kemi për nder që ta festojmë ditën e unifikimit të Gjermanisë me mysafirët e nderuar, njëkohësisht me të gjithë gjermanët që shërbejnë në Kosovë, qofshin ushtarë, qofshin civilë”, tha  Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj tha se nga sot prania gjermane ushtarake gjermane dhe kampi ushtarak gjerman në Prizren, kalon në prani ekonomike, kampi ushtarak i Bundeswehrit në Prizren kthehet dhe fillon si procedurë në një Park Inovativ Trajnues Biznesi.

“Mund t’ju them se jemi optimistë që do të jetë një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm i marrëdhënieve ekonomike Kosovë – Gjermani. Dua t’ju them se Gjermania dhe ushtarët e Gjermanisë e kanë kryer me sukses punën. Flamuri i tyre, flamuri gjerman do të mbetet lartë përgjithmonë në Kosovë, për shërbimin që e kanë bërë me nder, burra dhe gra të Gjermanisë në Kosovë në uniformën gjermane”, tha kryeministri Haradinaj, dhe veçoi faktin se gjermanët do të vazhdojnë të jenë prezentë në misionin e KFOR-it, mirëpo prania ushtarake në Prizren zëvendësohet me praninë ekonomike.

Ndërkaq, Thomas Richard Silberhorn, sekretar shteti në Ministrinë e Mbrojtjes, tha se ka ardhur koha që të kalojnë përgjegjësitë tek kosovarët dhe të dorëzojnë instrumentet ushtarake në instrumente civile dhe në rritjen ekonomike për gjeneratat e ardhshme në Kosovë.

“Është privilegj për ne, që t’i tregojmë publikut në Kosovë, por edhe më tej, edhe në Gjermani, se  aktiviteti jonë ushtarak në Kosovë ka qenë i suksesshëm në atë mënyrë që kemi kontribuar në stabilitetin, i cili ofron bazën për rritjen ekonomike në aspektin civil”, tha Richard Silberhorn, duke shtuar se ushtarët e ushtrisë gjermane kanë dhënë jetën në Kosovë, sikurse shumë familje kosovare, në frymën dhe sakrificën e të cilëve po krijohet stabiliteti, paqja dhe prosperiteti për gjeneratat e ardhshme.

Maria Flachsbarth, sekretare shteti në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik, tha se dita e bashkimit të Gjermanisë bazohet në integrimin evropian, bazohet në takimin me nivel të njëjtë të shteteve që na  rrethojnë dhe në atë se çka kemi arritur së bashku këtu në Kosovë.

“Kjo është një ditë historike, që e kalojmë kampin nga shfrytëzimi ushtarak në shfrytëzim civil dhe se kjo përfaqëson rrjetin e politikës së jashtme gjermane, ku në njërën anë krijojmë një gjendje të sigurt, stabile, ndërsa në anën tjetër, një ndihmë në zhvillim dhe në fund mund të krijohet një bashkëpunim zhvillimor”, tha sekretarja e shtetit në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik, duke shtuar se gjeneratave të reja është e nevojshme t’ju ofrohet perspektivë në shkollimin profesional dhe në suksesin e punës.

Ajo më tutje tha se në Kosovë ka parë një potencial shumë të madh, sidomos në fushën e teknologjisë informative dhe për këtë është e kënaqur që Qeveria e Kosovës merr përsipër kampin ushtarak si një Park Trajnues dhe Inovativ.

“Kam kënaqësinë që Qeveria e Kosovës dhe ajo e Gjermanisë së bashku, do ta udhëheqin këtë park trajnues edhe në të ardhmen”, tha Maria Flachsbarth.

Delegacioni i lartë nga Gjermania po e viziton Kosovën në kuadër të shënimit zyrtarë të ditës së ribashkimit të Gjermanisë dhe pranim dorëzimit të Kampit të KFOR-it Gjerman në Parkun Inovativ Trajnues në Prizren, projekt i përbashkët i Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë Gjermane.

Gjatë ditës Kryeministri Haradinaj së bashku me Delegacionin Gjerman do të jenë pjesë e manifestimit zyrtar në Prizren. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Siguri
Kosova u bë anëtare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, reagon Petkoviq

Kosova u bë anëtare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, reagon Petkoviq

Lajme
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën

Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën

Siguri
Haradinaj: Kurti ka një zor të madh që u përball me deputetin

Haradinaj: Kurti ka një zor të madh që u përball me deputetin "me shurdhues"

Politikë
Dugolli: Vetëm një votë kundër Kosovës në NATO - sukses i madh për vendin

Dugolli: Vetëm një votë kundër Kosovës në NATO - sukses i madh për vendin

Siguri
Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori