LAJMI I FUNDIT:

​Haradinaj takon bashkatdhetarët në Zvicër: Gjithmonë mirënjohës ndaj tyre

​Haradinaj takon bashkatdhetarët në Zvicër: Gjithmonë mirënjohës ndaj tyre

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka zhvilluar sot një takim me bashkatdhetarët në Lozanë të Zvicrës.

Në një postim në Facebook, i pari i AAK-së ka thënë se diaspora shqiptare ndër vite ka qenë shtyllë e konsolidimit të shtetësisë së vendit, por dhe model i suksesit dhe të arriturave.

“Krenar kur shoh dhe takoj bashkatdhetarë të zotë me profesione e ekspertiza të ndryshme, që jo vetëm na bëjnë krenarë me suksesin e tyre, por i japin paraqitjen e merituar shtetit të Kosovës, duke e lartësuar identitetin tonë. Gjithmonë mirënjohës për dedikimin e tyre të pakusht ndaj atdheut”, ka shkruar Haradinaj.