Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në Gala mbrëmjen humanitare të SOS Fshatrave të Fëmijëve, të përkrahur nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, për mbledhjen e fondeve me të cilat ndihmohen fëmijët pa përkujdesje prindërore, të braktisur dhe fëmijët në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, pasi falënderoi të gjithë të pranishmit, në veçanti Drejtoreshën Ekzekutive të SOS Fshatrave të Fëmijëve, Nezahate Salihu, si më meritoren që sonte të gjithë janë bërë bashkë, tha se bashkëndjen me të gjithë për faktin se në këtë ngjarje, ishte në dy cilësi, e para si një prind, ku fëmijët i janë rritur në periudhat e tij të vështira, dhe e dyta si kryetar i Qeverisë.
Duke shprehur falënderim të madh për misionin që ka SOS fshati, kryeministri Haradinaj tha se duke qenë në krye të Qeverisë, do ta shfrytëzojë një të drejtë që e ka, që të ndajë një shumë të caktuar për SOS fshatin.
“Dhe këtë do ta bëjë me respektin më të madh në emër të popullit, për punën kaq humane të SOS fshatit që e bëni. Njëkohësisht do ta vazhdojmë përkrahjen e vazhdueshme për ju, sepse fakti se ju përkujdeseni për fëmijët pa prindër, fëmijët e braktisur, ju e kryeni një mision human, të shenjtë. Në emër të të gjithë neve, në emër të popullit tonë ju falënderojmë nga zemra për këtë punë që e bëni. Po ashtu, kushdo prej nesh që e merr mundësinë ose e shfrytëzon rastin që të përkrahë SOS fshatrat tona, të përkrah një familje për fëmijët pa familje lumi ju, bravo ju qoftë”, tha Haradinaj.
Një falënderim të posaçëm, kryeministri Haradinaj e pati edhe ndaj prodhuesve vendorë që i kanë përkrahur SOS Fshatrat, dhe kërkoi që në këtë mënyrë të jenë bashkë aty ku është më me rëndësi, ku ndjehet më së shumti, dhe ata, siç tha ai, janë fëmija.
“Duke folur edhe si prind por edhe si kryetar i Qeverisë, i ftoj të gjithë që në të vërtetë të përkrahim SOS fshatrat e Kosovës, të përkrahim fëmijët pa familje, që t’iu japim mundësinë që të kenë përkujdesje”, përfundoi fjalën e tij kryeministri Haradinaj.
Ndërkaq, Anita Haradinaj, tha se duke folur në cilësinë e një nëne, që i ka rritur fëmijët e saj në SOS dhe i ka edukuar aty, SOS, përveç se është një institucion edukativ, është një familje e madhe për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij.
Drejtoresha Ekzekutive e SOS Fshatrave të Fëmijëve, Nezahate Salihu, tha se mbrojtja dhe sigurimi i mirëqenies së fëmijëve është përgjegjësi e të gjithëve, përgjegjësi e familjes, shkollës, institucioneve, bizneseve dhe komunitetit.
“Ne besojmë që përmes kësaj mbrëmje të dërgojmë mesazhin se ne si shoqëri duhet të veprojmë, duhet të besojmë në fëmijët tanë”, tha Salihu, duke kërkuar mbështetje për fëmijët. Para të pranishmëve foli edhe Astrit Panxha, Drejtor Ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës i cili tha se prodhuesit do të jenë partner afatgjatë i SOS Fshatrave të Fëmijëve të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?