LAJMI I FUNDIT:

​Haradinaj-Stublla falënderon ambasadorin e Turqisë për përkrahjen e Kosovës

​Haradinaj-Stublla falënderon ambasadorin e Turqisë për përkrahjen e Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Prishtinë, Cagri Sakar, të cilin e ka falënderuar për përkrahjen dhe ndihmat mjekësore të shtetit turk gjatë pandemisë Covid-19.

Në njoftimin e bërë për media nga MPJ thuhet se, ministrja Haradinaj-Stublla ka shprehur mirënjohjen ndaj shtetit turk për ndihmat mjekësore gjatë pandemisë, transmeton Telegrafi.


“Prita në një takim miqësor ambasadorin e Turqisë. Me këtë rast, shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e Turqisë në të gjitha proceset e avancimit të Kosovës si shtet, dhe e falënderova ambasadorin Sakar për përkrahjen dhe ndihmat mjekësore të shtetit turk gjatë pandemisë Covid-19”, tha Haradinaj Stublla.

Më tej në njoftim thuhet se në takim është diskutuar edhe për harmonizimin e agjendës dhe prioriteteve në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore SEECP, tani që Turqia ka marrë nga Kosova kryesimin e radhës. /Telegrafi/