0Shares

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sonte do të qëndrojë në fshatin Shipitullë të Obiliqit, ku në ora 22:00, pranë mihjes sipërfaqësore do të mbajë konferencë për media.

Qëllimi i kësaj konference ka të bëjë me arritjen e marrëveshjes mes banorëve të fshatrave Hade dhe Shipitullë me KEK-un, për të cilën është angazhuar kryeministri Haradinaj.

Kryeministri dje ka qëndruar dy herë në Obiliq, ku ka biseduar me banorët e këtyre fshatrave dhe menaxhmentin e KEK-ut, për gjetjen e një zgjidhje. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)