LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: S’hyhet në Kosovë duke kaluar mbi varrezat masive e eshtrat e shqiptarëve të masakruar

Haradinaj: S’hyhet në Kosovë duke kaluar mbi varrezat masive e eshtrat e shqiptarëve të masakruar

Shefi Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka thënë se nuk hyhet në Kosovë duke kaluar mbi varrezat masive e eshtrat e shqiptarëve të masakruar.

Në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se Kosova nuk pret që të ndiejnë dhembshuri krahët politik e ushtarak të kohës së Millosheviqit, ata që projektuan vrasjet, masakrat, gjenocidin në Kosovë e sot udhëheqin me shtetin që kreu krimin, por siç thotë ai, pret pranim e kërkimfalje për gjenocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve.

“Pranimi i fajit për krimet e gjenocidin, kërkimfalja, rikthimi i eshtrave i të të gjithë shqiptarëve të zhdukur në varrezat masive si dhe dorëzimi i kriminelëve serbë para drejtësisë, janë hapi i vetëm dhe i duhur që do të mund të siguronte një normalizim dhe lëvizje të lire”, thekson Haradinaj.


Ai tutje thotë se veprimi i Ministres së Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, për ndalimin e vizitës së Vuçiq dhe të tjerëve në Republikën e Kosovës është i drejtë dhe se e përkrah fuqishëm.

“Kosova nuk do të lejojë shantazhet, provokimet dhe lojërat politike të atyre që ndihen krenarë për krimet e gjenocidin ndaj shqiptarëve. Kjo nuk është rruga drejt normalizimit dhe paqes afatgjate”, thuhet në reagimin e shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Kalo në kategori