LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Amerika është engjëlli mbrojtës i Kosovës, ne jemi Europë

Haradinaj: Amerika është engjëlli mbrojtës i Kosovës, ne jemi Europë

“Amerika është engjëlli ynë mbrojtës. Edhe sot kur po flasim, ajo na mbron neve”, kështu tha kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj teksa fliste për raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj theksoi se shqiptarët kanë miq që janë engjëjt mbrojtës dhe se populli ynë është më pro-amerikan.

Ndër të tjera, Haradinaj është shprehur falënderues në emër të popullit për sakrificën e popullit amerikan dhe ushtareve te tyre për mbrojtjen e Kosovës.


“Duhet t’i ruajmë lidhjet e besueshme me Amerikën”, tha Haradinaj në emisionin Pressing të T7.

Ndërkaq Haradinaj ka porositur se kushdo që formon qeverinë e re pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, nuk guxon të bëjë eksperimente në raport me miqtë tradicionalë të Kosovës.

Tutje ka thënë se në të ardhmen duhet shmangur precedent të ngjashëm me ato të Albin Kurtit në raport me SHBA-në.

“Ne duhet të dimë kah shkojmë dhe kah është orientimi ynë. Unë e dua Amerikën, i besoj Amerikës. Qeveria e re duhet të respektojë aleatët tanë”, është shprehur Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Situata me liqenin e Ohrit alarmante

Situata me liqenin e Ohrit alarmante

Lajme
Kurti nuk u paraqit në Prokurori, Oda Ekonomike Amerikane: Të gjithë duhet resepektuar ligjin

Kurti nuk u paraqit në Prokurori, Oda Ekonomike Amerikane: Të gjithë duhet resepektuar ligjin

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Kalo në kategori