Kryeministri i Republikës së Kosovës, ish-komandant i UÇK-së për Zonën e Dukagjinit, Ramush Haradinaj në emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit ka sjell momente nga koha e fillimit të luftës së hapur në Dukagjin, më 24 mars 1998 ku cak i forcave serbe ishte familja emblematike Haradinaj.
Haradinaj, 24 marsin e ka ndërlidhur si datë të dyfishtë me atë edhe të sulmeve të NATO-s mbi caqet serbe. Haradinaj thotë se Serbia e ka marrë përgjigjen me 24 mars ’98 dhe më 24 mars ’99, por kjo, sipas tij, nuk do të thotë, se me Serbinë sot nuk duhet mbyllur edhe kapitujt e fundit të hapur në paqe e fqinjësi.
“Kosova ka vendosur me qenë shtet sovran dhe i pavarur, si e kbtillë Kosova i ka argumentet e veta, të drejtat e veta, ka popullin e vet, ka edhe miqtë kuptohet, por ka edhe kundërshtarët. Mirëpo, si projekt, Kosova do të ec përpara. Kemi ditë me ça rrethimin në përputhje me të drejtën tonë edhe kur ishte vështirë, ndaj dijmë edhe tash. Kuptohet jemi të interesuar të mbyllim edhe kapitujt e fundit me Serbinë, mirëpo me këtë nuk do të thotë që ne do të harrojmë të kaluarën dhe anën tragjike por asesi nuk do të mbesim edhe peng i saj. Pra ne do ecim përpara”,tha Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj ka folur edhe për lavdinë e luftës së UÇK-së dhe për mirënjohjen e përjetshme për NATO-në në krye me SHBA-të. Në këtë kuadër Haradinaj ka thënë se sot në ndërtesën e qeverisë e ngrisin Flamurin e NATO-s ndërsa qeveria do të bëjë nderime në Gllogjan.
“Historia jonë ka ditë të veçanta, ashtu siç është 5,6 dhe 7 marsi i Prekazit legjendar, edhe kjo datë e sotme është e vecant. Pra është lufta e hapur frontale në Dukagjin. Për fat epilogu i kësaj dite ndodhi i tillë që UÇK e fitoi këtë betejë. Po këtë ditë filloi edhe krijimi i zonës së lirë dhe UÇK e rriti besimin e popullatës, se duke u bërë UÇK mund ta ndihmosh çlirimin e vendit. Por, lufta nuk ishte dhe nuk është e thjeshtë. Kishim familjet, kishim civilët, të plagosurit, mirëpo për fatin tonë të mirë, një vit më vonë, 24 Mars 1999 ishte NATO e udhëhequr nga Amerika që ndërhyri me sulme nga ajri. Sot në këtë kuadër në ndërtesën e Qeverisë e ngrisim flamurin e NATO-s dhe qeveria bën nderime në Gllogjan. Por mos të harrojmë se krejt këto ishin rezultat edhe i përpjekjeve të mëhershme ndër breza të popullit dhe kombit tonë që u sakrifikua”, thotë kryeministri Haradinaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën