LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj priti përfaqësuesin e përhershëm të FMN-së për Kosovën, Ruud Vermeulen

Haradinaj priti përfaqësuesin e përhershëm të FMN-së për Kosovën, Ruud Vermeulen

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesin e përhershëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Ruud Vermeulen.

Qëndrueshmëria fiskale e Republikës së Kosovës, si dhe bashkëpunimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), ishin temë diskutimi ndërmjet Haradinajt dhe Vermeulenit, i cili shoqërohej nga Selim Thaçi – ekonomist i zyrës së FMN-së.


Haradinaj e vlerësoi lart rolin e FMN-së në mbështetjen financiare për Kosovën. Ndërsa, Vermeulen u shpreh që FMN pret që të vazhdojëi bashkëpunimin e mirë me autoritetet e Kosovës dhe se është gati të mbështesë qeverinë e re brenda mandatit të FMN-së. Ai e mirëpriti prioritetin e qeverisë për ruajtjen e stabilitetit makrofinanciar një prioritet që e ndan edhe Fondi. /Telegrafi/