LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj premton mbështetje maksimale për bizneset e Suharekës

Haradinaj premton mbështetje maksimale për bizneset e Suharekës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot komunën e Suharekës, me ç’rast ka takuar përfaqësues të bizneseve të ndryshme.

Kryeministri Haradinaj, ka pohuar se në vitin e ekonomisë të shpallur nga Qeveria e Kosovës, janë zotuar se sektori privat do të ketë përkushtimin e plotë të ekzekutivit.


Haradinaj në takim me përfaqësues të bizneseve nga Zona Industriale e Suharekës ka diskutuar  rreth pakos fiskale, mundësisë së ndërtimit të parqeve të bizneseve, bartjen e pronësisë nga AKP në Komuna të pronave në shërbim të zhvillimit ekonomik të komunave si dhe për luftimin e ekonomisë informale.

Ai ka pohuar se Qeveria e vendit do të thellojë partneritetin me komunat për t’u dhënë mbështetje maksimale bizneseve në vend./Telegrafi/