Haradinaj pranon konsulta për propozimin e LDK-së, por jo me Vetëvendosjen

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për propozimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për qeveri të tranzicionit.
Haradinaj tha se nuk ka asgjë të keqe që të ketë konsulta,mirëpo refuzoi që këto konsulta të bëhen edhe me LVV-në.
“Dje e kam pa qëndrimin e LDK-së, ajo që mund të them është se e mirëpres mundësinë e konsulltave , se cila formulë e cili opsion atëherë qëndrimet ndryshojnë. Unë angazhohem për qeveri të opozitës, vazhdoj të mbes në këtë qëndrim. Jam i hapur për konsulta me partitë opozitare. Ftesa për konsultë nuk ka asgjë të keqe,mund të konsultohem AAK-LDK, ose AAK-LDK-PDK, pra nuk na pengon propozimi i LDK-së për konsulta”,ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se nuk merr pjesë në takim ku në tavolinë është Lëvizja Vetëvendosje.
“Nuk ndryshon qëndrimi ynë për qeveri të opozitës...nuk marrim pjesë në takim ku është Vetëvendosje”, tha Haradinaj. /Telegrafi/




















































