LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj për sulmin në New York: Sulm i egër kundër njerëzve të pafajshëm

Haradinaj për sulmin në New York: Sulm i egër kundër njerëzve të pafajshëm

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka reaguar për sulmin në New York, duke thënë se sulmi i tillë është krim i pafajshëm i atyre që nuk e duan lirinë.

Haradinaj shkruan se qytetarët dhe Qeveria e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjarët e viktimave dhe popullin amerikan.


“Sulmi i egër mbi jetët e pafajshme njerëzore në New York City është krim i pafalshëm i atyre që nuk e duan lirinë. Populli dhe Qeveria e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjarët e viktimave dhe popullin amerikan dhe qëndrojnë fuqishëm në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përballje me të keqën”, shkruan Haradinaj në Facebook.