Haradinaj pas takimit me ambasadorin francez: Folëm për nevojën e de-eskalimit të situatës në veri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim këtë të enjte ambasadorin francez, Olivier Guérot.
Pas takimit, Haradinaj ka thënë se e kanë ndarë shqetësimin e përbashkët për gjendjen e krijuar në veri të Kosovës.
Po ashtu, i pari i AAK-së ka bërë të ditur se me ambasadorin kanë biseduar edhe për nevojën e de-eskalimit të situatës dhe zbatimin sa më parë të Marrëveshjes së Ohrit.
“Franca gjithnjë ka pasur një rol të rëndësishëm në të gjitha fazat nëpër të cilat ka kaluar Kosova, sikundër që e ka edhe në situatën aktuale”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































