LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Pa heronjtë e dëshmorët tanë, nuk do të ishim këtu

Haradinaj: Pa heronjtë e dëshmorët tanë, nuk do të ishim këtu

“Rrugëtimi në rrugën e heronjve është me peshë, nuk është i thjeshtë, është sfidues, por do të angazhohemi që të ecim rrugës së tyre së bashku. Ndërsa, familjeve dhe të gjithë bashkëluftëtarëve iu themi se po pa këta burra, pa këta dëshmorë, heronj, pa këto flijime, nuk do të ishim këtu, por edhe pa sfidat e së tashmes, nuk mund të ecim në të ardhmen, kështu që të qëndrojmë së bashku, lavdi heronjve”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në Akademinë Përkujtimore në 20- vjetorin e rënies së dëshmorëve Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi.

Në fjalën e tij para të pranishmëve të shumtë, familjarëve të heronjve, veteranëve të luftës, bashkëluftëtarëve, e ish komandantëve, kryeministri Haradinaj tha se nderimi për heronjtë dhe veçanërisht për ata që kanë bërë rrugë të gjatë në përpjekjet për liri, si rasti i Hyzri Tallës, pastaj për bashkëluftëtarët besnikë të Hyzriut, të cilët e kanë ndarë edhe rënien bashkë, është nder prania e tyre sot.


“Unë sot vërtet ndihem i nderuar të marrë pjesë në akademinë e organizuar nga presidenti i vendit për heronjtë tanë”, tha Haradinaj.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nën patronatin e të cilit u organizua kjo akademi, tha se, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në radhët e saj bashkoi njerëzit më të përkushtuar dhe më të gatshëm për të luftuar kundër aparatit policor ushtarak dhe administratës së Serbisë. “Vrasja në pritë e tre luftëtarëve, Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi, ishte treguesi më i mirë se çfarë rreziku po paraqiste UÇK-ja për segmentet e pushtuesit, në sajë të vlerave të së cilës, lufta dhe qëndresa e popullit të Kosovës, u kurorëzua me sukses”, tha presidenti Thaçi.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se, në ato ditë dhjetori Kosova humbi shumë bashkëluftëtarë të dalluar, humbi Hyzriun, Afrimin dhe Ilirin, një dhimbje e madhe, por edhe vendosmëri për të vazhduar luftën deri në fitoren e plotë mbi pushtuesin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori