Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim tatimpaguesit më të mëdhenj, firma e kompani prodhuese në vend, me të cilët bisedoi rreth sfidave që përballen ata gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre.
Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj u ofroi përkrahjen e Qeverisë përfaqësuesve të pranishëm të bizneseve që janë tatimpaguesit më të mëdhenj në Kosovë, në zhvillimin e biznesit të tyre përmes lehtësirave të ndryshme tatimore, duke u premtuar atyre edhe shkurtimin e procedurave administrative.
Kryeministri më tutje theksoi se qëllimi i Qeverisë është që në partneritet me bizneset të ndihmojë në zhvillimin e mëtejmë ekonomik të vendit.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e bizneseve paraqitën një sërë problemesh me të cilat ballafaqohen gjatë ushtrimit të veprimtarisë, duke kërkuar ndihmën e Qeverisë për tejkalimin e tyre.
Po ashtu, përfaqësuesit e bizneseve theksuan nevojën e reformave në arsim, ngritjen e kuadrove profesionale dhe të kualifikuar për punë, për të cilët ka nevojë tregu i punës në Kosovë, sigurimin e produkteve bujqësore, lirimin nga dogana të pajisjeve të cilat përdoren për prodhimet vendore, luftimin e informalitetit dhe çështje të tjera të cilat janë të rëndësishme për bizneset dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Nga ana e tij, kryeministri Haradinaj u premtoi tatimpaguesve se do të marrë parasysh të gjitha kërkesat e tyre dhe përmes dikastereve përkatëse do t’i adresoj për t’ju dhënë zgjidhje, duke iu ofruar partneritet dhe transparencë të plotë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
Eksploro natyrën me stil dhe komoditet me ofertat e Melodia Px për Ditën e Punëtorëve!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre