LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj nga QKUK, nuk flet për vdekjet e dyshimta

Haradinaj nga QKUK, nuk flet për vdekjet e dyshimta

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, me ç’rast punën e mjekëve e ka vlerësuar të mundimshme, duke iu dhënë atyre epitetin e heronjve të vendit.

Haradinaj në QKUK ishte me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe kanë zhvilluar takim me drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjocaj dhe menaxhmentin.


Kryeministri tha se shëndetësia në Kosovë ka defekte të caktuara, të cilat zgjidhen me angazhim politik dhe institucional, ndërsa nuk ka treguar se për cilat probleme konkrete ka diskutuar sot me menaxhmentin e QKU-së.

“Mjekët, personeli shëndetësor, vërtetë bëjnë punë të mundimshme edhe janë heronj të Kosovës. Ajo pse jemi këtu është se ka defekte të caktuara. Ka plot detyra që na dalin të përbashkëta, duke filluar nga ne, nga politika, nga Qeveria, nga vendimmarrësit. Sot jemi dakorduar që të ballafaqohemi me këto defekte së bashku”, tha Haradinaj.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se do të mundohen që të rregullojnë sa më shpejt që është e mundur problemet e shumta të evidentuara në shëndetësi.

“Natyrisht kjo nënkupton se ne do të marrim përgjegjësitë tona, por duhet edhe gjithë sektori i shëndetësisë të merr përgjegjësitë e veta, të rrisë llogaridhënien, transparencën, menaxhimin më të mirë, që të kemi shërbime më të mira… Probleme ka të shumta por do të jemi përballë tyre dhe to t’i zgjedhim shumë shpejt, duke e marrë parasysh se problemet janë për disa vite, por vullneti është”, tha ai.

As Haradinaj e as Ismaili nuk thanë asgjë në lidhje me vdekjet e dyshimta që ditë më parë kanë ndodhur në QKU.

Kjo është hera e dytë që Haradinaj ka vizituar QKUK-në prej se ka marrë postin e kryeministrit të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori