LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj nga fshatrat e Pejës: Vota për konceptin 100% është siguri për Kosovën

Haradinaj nga fshatrat e Pejës: Vota për konceptin 100% është siguri për Kosovën

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka vizituar sot disa fshatra në komunën e Pejës. Ai ka qëndruar në Raushiq, Lybeniq e Zllapek, ku me qytetarët e këtyre anëve ka ndarë 100 zotimet e tij për mandatin e ri qeverisës.

“Sot, me qytetarë të shumtë të Raushiqit, Lybeniqit dhe Zllapekut të komunës së Pejës, i ndava 100 zotimet, për vazhdimësinë e udhëheqjes së vendosur dhe zbatuese, e cila e ka bërë diferencën në vetëm pak muaj qeverisje”, ka shkruar Haradinaj, përmes një postimi në Facebook.


Me krijimin e ushtrisë, arritëm ta ruajmë pragun tonë të shtëpisë, kufirin, dhe me taksën kemi mbrojtur tregun, sepse Kosova është shtëpi në vete dhe e njerëzve të saj, ka theksuar Haradinaj.

“Kjo trevë më ka dhënë fuqinë që poashtu ta përmbylljm Trepçën si resurs nacional i Kosovës. Me fitimin e të drejtës për tregun dhe mbrojtjen e terësisë territoriale, si dhe mbi resurset tona kombëtare, vendit i garantuam hyrjen në një gjendje të re, për zhvillim të shpejtë ekonomik. Vota masive me gjashtë tetor për konceptin 100% shtet e siguron vazhdimësinë e drejtimit që i kemi dhënë Kosovës”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Teknologji
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori