Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Financave, Bedri Hamza, ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, Drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj, drejtorë të Agjencive të ndryshme, përfaqësues të USAID-it si dhe organizata të tjera që kontribuojnë me projekte në fushën e ekonomisë, me të cilët ka biseduar për ekonominë joformale në Kosovë dhe mënyrën e luftimit të kësaj dukurie e cila ndikon negativisht në zhvillimin ekonomik të vendit dhe dëmton konkurrueshmërinë dhe tregun e lirë në vend.
Haradinaj me këtë rast ka kërkuar nga zyrtarët dhe institucionet përgjegjëse për ndërmarrjen e hapave në zbatimin e ligjit nga institucionet e rendit dhe të ligjit dhe avancimin në këtë fushë, duke potencuar se një nga burimet e krimit dhe të korrupsionit është edhe ekonomia joformale.
“Me luftimin e ekonomisë joformale do të ndihmohet zhvillimi ekonomik, rritja e buxhetit dhe shumë parametra në ekonominë e vendit”, tha kryeministri Haradinaj duke theksuar se lufta kundër Ekonomisë Joformale mund të arrihet vetëm me koordinimin e të gjithë institucioneve përgjegjëse.
Ndërkaq, ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se Qeveria e Kosovës ka kontribuar dukshëm në rritjen ekonomike të vendit duke thënë se tani po punohet që sektori privat të ketë kushte më të mira të të bërit biznes.
Në këtë takim, së bashku me akterët përgjegjës në luftën kundër ekonomisë joformale të pranishmit u dakorduan se Kosovës i duhet një mobilizim i shtuar në këtë sferë ngase evazioni fiskal gërryen shtetin dhe demotivon bizneset e rregullta duke goditur kështu edhe funksionimin e ligjit.
Në kuadër të kësaj përpjekjeje për luftimin e ekonomisë joformale, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një varg aktivitetesh të cilat adresojnë këtë dukuri dhe këto përfshijnë: Rishikimin e Strategjisë për luftimin e ekonomisë joformale, Hartimi i koncept dokumentit për largimin e barrës administrative, duke përfshirë uljen e numrit të lejeve dhe licenca për bizneset, Hartimi dhe miratimi i ligjit për inspektime që synon uljen e numrit të trupave inspektuese, duke mundësuar kështu efikasitet më të lartë të inspektimeve.
Krahas këtyre masave, kryeministri Haradinaj ka filluar një nismë për të identifikuar intervenimet specifike për luftimin e ekonomisë jo formale me qëllim të zvogëlimit të konsiderueshëm të ekonomisë joformale deri në fund të vitit 2019.
Takimi i sotëm, u bë në kuadër të vitit të Ekonomisë i shpallur nga Kryeministri Haradinaj, me qëllimin e vetëm, zhvillimin ekonomik të vendit dhe hapjen e vendeve të reja të punës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre