eksperti ad

E plotësuar: Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përfunduar takimin me presidentin Hashim Thaçi. Haradinaj është parë deri sa ka dal nga Presidenca, ndërsa nuk është prononcuar për media.

--------------------------------------------------------
Specialja bën bashkë presidentin dhe kryeministrin (Video)


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në këto momente ndodhet në zyrën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ky takim vjen pas dështimit për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme, në të cilën pritej shfuqizimi i Ligjit për Gjykatën Speciale.

Ndryshe, sot ka pasur një mori reagimesh nga ambasadorët e SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe, si dhe nga partitë politike parlamentare, të cilët e kanë cilësuar se nëse shfuqizohet ky ligj, konsekuencat për vendin, do të jenë të rënda. /Telegrafi/