LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj në takim përshëndetës ambasadorin norvegjez, merr mbështetje për bashkëpunimin në të ardhmen

Haradinaj në takim përshëndetës ambasadorin norvegjez, merr mbështetje për bashkëpunimin në të ardhmen

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përshëndetës ambasadorin norvegjez, Per Strand Sjaastad.

Sipas njoftimit për media, Haradinaj e ka falënderuar për përkrahjen e madhe të Norvegjisë dhe për angazhimin e tij të shkëlqyer në avancimin e raporteve mes dyja shteteve.

Haradinaj shprehu përkushtimin e Kosovës për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral në shumë fusha, me theks të veçantë në ekonomi.

Ndër të tjera në raport thuhet se kryeministri Haradinaj e ka njoftuar diplomatin norvegjez me proceset tjera politike e zhvillimore në Kosovë, si dhe për rezultatet e matshme në fuqizimin e sundimit të ligjit.

Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e subjektivitet ndërkombëtar, për proceset integruese evropiane, si dhe avancimin e marrëdhënieve të mira me të gjitha shtetet fqinje në funksion të paqes dhe stabilitetit rajonal.

Ndërsa ambasadori norvegjez Per Strand Sjaastad e falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke theksuar se Norvegjia do të jetë edhe në të ardhmen përkrahëse e sinqertë e Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori