LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Në Mejë na ruajnë varret dhe gjaku i martirëve, të cilët janë nderi ynë!

Haradinaj: Në Mejë na ruajnë varret dhe gjaku i martirëve, të cilët janë nderi ynë!

Në Mejë na ruajnë varret dhe gjaku i martirëve, të cilët janë nderi ynë. Kështu tha kryeministri Ramush Haradinaj në Tubimin Qendror Përkujtimor në Kompleksin Memorial në Mejë i organizuar nën patronatin e kryeministrit Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj bëri edhe homazhe në nderim të viktimave të Mejës duke vënë kurora lulesh.


Duke kujtuar dhe shprehur ndjenjën e posaçme për Mejën, kryeministri Haradinaj tha se do të kujdeset që ky Kompleks, që është nderi i shqiptarëve, të na nderojë edhe në mënyrën se si do t’i tregohet vetes dhe botës për të vërtetën tonë, sakrificën dhe çmimin tonë për liri.

Kryeministri tha se mund ta kthejmë në dritë këtë dhimbje, nëse do të dinim t’i tregonim botës rrugën tonë deri në liri dhe kujt i takojmë.

“Kosova e ka fatin e madh dhe ky vend e dëshmon që ne dëshirojmë t’i takojmë popujve të lirë”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se ne jemi rreshtuar për t’i takuar botës së mençur dhe popujve euroatlantik.

Kryeministri më tutje theksoi se popujt e lirë kanë ditur të vendosin demokraci të mirëfilltë dhe respektuar të drejtat e njeriut.

“Ne jemi në nisje dhe nisjet janë të rënda, por ne nuk lëkundemi në përcaktimin tonë euroatlantik”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Evropa s’ka pse të vonohet për të na pranuar edhe ne në familje, sepse Kosova është bërë shtet vonë, por ekziston mijëra vjet më parë.

Kryeministri Haradinaj tha se Kosova duhet të njihet nga vendet që ende se kanë njohur dhe nga fqinjët e saj, të anëtarësohet në BE, NATO dhe OKB.

Kryeministri poashtu tha se duhet synuar krijimin e një shoqërie me vlerë të re, në ekonomi, arsim dhe shumë fusha tjera.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, tha se sot, kur kujtojmë këta martirë, do të bëjmë të pamundurën që në 20 vjetorin e masakrës së Mejës, masakrës më të madhe në Kosovë, ky memorial të jetë i përfunduar.

Ky tubim u organizuar në Ditën e të Pagjeturve të Kosovës, në kuadër të ‘Javës për Personat e Pagjetur’. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori