LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj në “Javën e Kuzhinës Italiane”

Haradinaj në “Javën e Kuzhinës Italiane”

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka  marrë pjesë në “Javën e Kuzhinës Italiane” në Kosovë.

Përmes një shkrimi të bërë në Facebook, Haradinaj ka thënë se njohja dhe respekti për kulturat e ndryshme është baza më e fuqishme në ndërtimin e marrëdhënieve të forta dhe miqësive të qëndrueshme, transmeton Telegrafi.

Ai ka shkruar se është kënaqësi të jetë pjesëmarrës në “Javën e Kuzhinës Italiane”, bashkë me ambasadorin italian, Piero Cristoforo Sardi.


“Java e Kuzhinës Italiane” po mbahet për herë të parë në Kosovë, dhe do të zgjasë deri më 24 nëntor./Telegrafi/