LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj nderon me medaljen e Skënderbeut ambasadorin në shkuarje të Suedisë

Haradinaj nderon me medaljen e Skënderbeut ambasadorin në shkuarje të Suedisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj priti në takim lamtumirës, ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson, të cilin e falënderoi për kontributin e dhënë gjatë misionit të tij në fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Suedisë.

Duke e vlerësuar rolin dhe mbështetjen e Suedisë në të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Kosova, kryeministri Haradinaj tha se partneriteti me ndërmjet dy vendeve duhet të vazhdojë dhe të avancohet edhe në rrafshin ekonomik.


“Suedia është një partner i rëndësishëm i shtetit të Kosovës, duke dhënë kontribut të vazhdueshëm në projekte të rëndësishme për vendin, si në fushën ekonomike, sociale dhe ngritjen e kapaciteteve tona njerëzore”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Kosova është e përkushtuar që të çoj përpara raportet bilaterale me shtetin e Suedisë duke e forcuar veçmas bashkëpunimin ekonomik dhe atë politik.

Kryeministri Haradinaj ka falënderuar ambasadorin Nilsson për punën dhe angazhimin e tij konkret gjatë misionit në Kosovë, duke kërkuar që ky raport ndërshtetërorë të vazhdojë në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Ndërkaq, ambasadori i deritashëm i Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson, tha se Suedia do të jetë mbështetëse e Kosovës në të gjitha proceset euro integruese.

Kryeministri Haradinaj e ka nderuar ambasadorin Nilsson me medaljen e Skënderbeut, për kontributin e dhënë për pesë vjet shërbim në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori