Pas votimit të tri projektligjeve që ndërlidhen me transformimin e FSK-së në Kuvendin e Kosovës, ka nisur pritja shtetërore nga institucionet e Republikës së Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në fjalimin e tij në ceremoninë e tranzicionit të FSK-së në ushtri, ka thënë se “ajo që është me rëndësi sot, se ne po hyjmë në rresht të fundit. Porosia që e çon Kosova sot është se paqen e kemi fituar me shumë dhimbjen dhe të fundit kemi me e lënë paqen.
“Jemi bërë rresht në ushtritë e botës, por në rreshtin tonë po mbërrijmë të fundit. Ne nuk sjellim asnjë turp për veten dhe kombin tonë. Ushtarët tanë sot janë shumë të gëzuar. Besoni, sot janë gëzuar edhe varret edhe të gjallët. Sot janë gëzuar edhe ushtarët e Ibrahim Rugovës por edhe ushtarët e Adem Jasharit”, tha Haradinaj.
“Paqen e kemi fitu me shumë dhimbje, jemi të fundit që kemi arritur në paqe e të fundit kemi me e lënë atë. Kush e prin këtij rreshti, i prin Amerika edhe ne e kemi për nder me u rreshtuar edhe si popull dhe si ushtri pas Amerikës. Ushtria jonë do të jetë besnike e miqve tonë. Nuk ka armik më të mirë se FSK-në, por nuk ka as armik më të keq”, theksoi Haradinaj.
Haradinaj, në ceremoni ka folur edhe për serbët Kosovës.
“Serbët si në jug si ne vëri janë njerëz të këtij vendi. Ata një ditë kanë me shërbyer në këtë ushtri”, tha Haradinaj. I ftojmë në partneritet për paqe të gjitha ushtritë e rajonit. Dëshirojmë të kemi paqe edhe me Serbinë”, tha ndër të tjera Haradinaj.
Në ceremoni ka folur edhe Presidenti Thaçi, e kryeparlamentari Veseli.
Thaçi ka uruar ushtrinë çdo pjesëtari të FSK-së, çdo qytetari të Kosovës, derisa ka shprehur nderimet më të thella për çdo dëshmor që ka dhënë jetën që ne të gëzojmë edhe këtë ditë.
Ndërkaq, Veseli ka thënë se sot është dita të cilën brezat që do të vijnë do ta kujtojnë me respekt e krenari.
“Kjo ngjarje shënon edhe një ditëlindje tjetër të madhe në vargun e ditëlindjeve të mëdha të popullit tonë, Ditëlindjen e Ushtrisë së Kosovës”, tha ndër të tjera Veseli./Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë