LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Moslejmi i kandidimit të Albin Kurtit nuk është gjë e mirë për demokracinë

Haradinaj: Moslejmi i kandidimit të Albin Kurtit nuk është gjë e mirë për demokracinë

Kryatari i AAK-së Ramush Haradinaj ka kundërshtuar lënien jashtë garës zgjedhore të Albin Kurtit.

“Nuk është tregues i mirë për një demokraci nëse liderit të opozitës nuk i lejohet kandidimi në zgjedhje”, tha ai në “Debat Plus”.


Haradinaj thotë se shumë vende të zhvilluara nuk kanë mundur të zbatojnë kritere të tilla për kandidimin në zgjedhje.

“Kur unë e lexoj në gazeta se Putini nuk ia lejon opozitarit kandidimin në zgjedhje, menjëherë mendoj se ai vend është diktaturë. Unë habitem se si në Kosovë kemi arritur në këtë situatë kur liderin e opozitës nuk e lejojmë të garoj në zgjedhje”, tha ai, përcjell Telegrafi.

I pari i AAK-së thotë se Kosova është demokraci e re dhe nuk është mirë të bëjë pengesa të tilla për garimin në zgjedhje.

Haradinaj thotë se nuk ndjehet mirë nëse dikujt i ndalohet gara.

“Unë jam që AAK ta mund zotin Kurti në zgjedhje”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori