LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Miratimi i Pakos së ligjeve, i rëndësishëm për procesin e liberalizimit të vizave

Haradinaj: Miratimi i Pakos së ligjeve, i rëndësishëm për procesin e liberalizimit të vizave

Kryesuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është mbajtur sot takimi i radhës i Nivelit të Lartë të Sundimit të Rendit dhe Ligjit, në të cilin takim është prezantuar progresi i Kosovës në këtë fushë si dhe të arriturat sa i përket pakos së ligjeve për Agjendën e Reformave Evropiane.

Kryeministri Haradinaj theksoi përkushtimin e Qeverisë në përmbushjen e Agjendës së Reformave Evropiane që dalin nga MSA, dhe vlerësoi se institucionet e Kosovës duhet të intensifikojnë përpjekjet për ta unifikuar agjendën për integrim.


Haradinaj tha se institucionet e Kosovës duhet të angazhohen edhe me shumë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të aprovojnë ligjet që ndërlidhen me procesin e integrimit evropian, pasi që Kosova është në fazën finale të procesit të liberalizimit të vizave.

Në këtë takim, po ashtu është biseduar edhe për rastet e shënjestruara, dhe pakon e ligjeve që ndërlidhen me liberalizimin e vizave, Kodin penal, Konfiskimin e pasurisë, Mbrojtjen e informatorëve, duke mos lënë anash edhe të arriturat sa i përket Agjendës së Reformave Evropiane, për të cilat është thënë se janë shënuar rezultate, por kërkohet që edhe më tutje të ketë dinamikë të shtuar.

Përfaqësuesit institucional ndërkaq, shprehën gatishmërinë dhe zotimet e tyre në përmbushjen e të gjitha obligimeve në këtë proces, sipas dinamikës së paraparë.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, theksoi se votimi i pakos së ligjeve në Kuvendin e Kosovës është jetik për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe e ngarkuara me Punë në Misionin e Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Colleen Hyland,  përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri, Shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulos dhe Shefja e Misionit të USAID-it Lisa Magno. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori