LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj, komandantit të FSK-së: Nëse e ke zor me majtë ushtrinë, lëshoja vendin djemve e vajzave të reja

Haradinaj, komandantit të FSK-së: Nëse e ke zor me majtë ushtrinë, lëshoja vendin djemve e vajzave të reja

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë, ka komentuar deklaratën e komandantit të FSK-së, Rrahman Rama i cili ka thënë se po rrezikohet një fond prej 12 milionë dollarëve nga SHBA-të, shkaku i taksës.

Haradinaj ka thënë se nuk është mirë që komandanti i FSK-së të dalë shpesh në media, madje i ka dërguar një mesazh se në rast se mendon që nuk mund të udhëheq me këtë institucion atë mund ta bëjë dikush tjetër.


Gjenerali amerikan anulon vizitën në Kosovë për shkak të taksës
Lexo po ashtu Gjenerali amerikan anulon vizitën në Kosovë për shkak të taksës

“Unë e respektoj gjeneralin Rama, mirëpo ai tash është komandant i ushtrisë dhe sa më pak që bëhet subjekt i mediave ma mirë është për të dhe ushtrinë që ai udhëheq. Nëse ai mendon se është zor me majtë ushtrinë mund të ketë naj djalë të ri apo vajzë të re eprore që mendon se nuk është aq zor me majtë ushtrinë. Kështu që nuk ka arsye që komandanti me dal shpesh më media, merrni shembull prej ushtrive perëndimore, ka zëdhënës ministria e tij, komandanti le të punon”, ka thënë Haradinaj, raporton Telegrafi.

Haradinaj ka shtuar se e kupton se pse po bëhen kaq të zhurmshme këto ngjarje.

“I siguroj të gjithë këta që po mendojnë se ruhet miqësia me SHBA duke veprua kështu, janë duke e dëmtuar sepse ne jemi të njëjtit kur e kemi bërë ligjin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale që nuk jemi mërzitur fare për Amerikën edhe pse ata na lutshin mos me bë një veprim të tillë”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri ka paralajmëruar se të gjithë ata që po i ekzagjerojnë gjërat rreth taksës, do tu kthehet keq.

“Kjo logjika se duhet me rrit presion ndaj qeverisë së vendit vet që me u heq taksa me këto ekzagjerime, do tu kthehet keq këtyre njerëzve”, u shpreh Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori