Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar sot Masakrën e Izbicës, ku forcat serbe ekzekutuan mizorisht 147 shqiptarë të paarmatosur.
Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se masakra e Izbicës tronditi ndërgjegjen e botës.
“Masakra e Izbicës tronditi ndërgjegjen e botës, por na dha forcën për t’u ngritur mbi dhimbjen, që rrugën tonë drejt lirisë ta jetësojmë me amanetin e të rënëve. 147 shqiptarë të paarmatosur; gra, pleq e fëmijë – përfshirë Dafinën e cila ishte vetëm gjashtë muajshe, u ekzekutuan mizorisht si pjesë e planit për zhdukjen e qenies tonë.
Në këtë të njëjtën ditë, kur Kosova digjej në të katër anët, bashkëluftëtarët e mi të Zonës Operative të Dukagjinit i shkaktuan një disfatë të rëndë armikut në Betejën e Pozharit. Kjo betejë u shënua me emrat e heronjve të saj, Elez Geci e Maxhun Berisha”, shkruan Haradinaj.
Lideri i AAK-së thekson se këtë ditë e kujton edhe për faktin se është dita kur themeluam Brigadën 137 Gjakova, brigada e parë urbane në Kosovë, përbërë nga bijtë e bijat më të mira të Atdheut, cilët me përkushtimin dhe guximin e tyre, dëshmuan se liria nuk ishte thjesht një aspiratë, por një e drejtë për të cilën luftohej deri në vetëmohim.
“Kosova i ka të gdhendur emrat dhe veprën e të gjithë të rënëve në kujtesën e saj përgjithmonë. Ata janë themeli i lirisë sonë dhe frymëzim i përjetshëm për brezat që vijnë”, shprehet Haradinaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Presidentja Osmani takon personalitete të rëndësishme në Vatikan gjatë ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Tërmet në Shqipëri

Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Shqipëria në rrezik të kthehet në hallkë të trafikimit të armëve të shkatërrimit në masë

Ndalohet për 48 orë sulmuesi i Belgin Jasharit

Mospajtimet se ku duhet të paguhen faturat e mbeturinave në Prishtinë, flet kryeshefi i Ndërmarrjes "Pastrimi"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Ngritet çmimi i bukës në Gjakovë – qytetarët të shqetësuar për koston e jetesës

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut