LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Marrëdhëniet me Japoninë janë të shkëlqyeshme

Haradinaj: Marrëdhëniet me Japoninë janë të shkëlqyeshme

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Ministren e Shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, Toshiko Abe me të cilën biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë, për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës, si  dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës e Japonisë.

Me këtë rast, Haradinaj e ka falënderuar ministren e Jashtme Toshiko Abe për ndihmën e Japonisë dhënë shtetit të Kosovës.


Në këtë takim po ashtu është biseduar edhe për planet rreth hapjes së ambasadës së re Japoneze në Kosovë në 10 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, bashkëpunimin ekonomik, projektet ricikluese të ambientit, ngritja e kapaciteteve njerëzore si një asistencë për institucionet.

“Kosova është falënderuese ndaj Japonisë për ndihmën e madhe që ia ka dhënë vendit në fusha me rëndësi jetike duke qenë një ndër donatorët kryesor dhe për këtë u jemi mirënjohës”, theksoi kryeministri Haradinaj.

Nga ana e saj, Ministrja Toshiko Abe ritheksoi se Japonia mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në çdo sferë të saj dhe se është e hapur që partneriteti mes të dyja vendeve të jetë edhe më dinamik në të ardhmen. /Telegrafi/