Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar mandatarin Glauk Konjufca për mungesën e emrave të kabinetit qeveritar gjatë prezantimit të tij.

Sipas Haradinajt, Konjufca gjatë prezantimit të planit të qeverisjes ka folur vetëm për vitin 2026, duke lënë përshtypjen se po planifikon një qeveri njëvjeçare.


“Kritikën kryesore ndaj mandatarit e kam se nuk na dha një listë me emrat e kabinetit. Nuk është çështje sekreti apo dëmshme, por do të ishte një shenjë respekti. Po ashtu, mungon një program i qartë qeverisës. Kandidati foli për disa qëllime, përmendi vetëm vitin 2026 dhe nuk dha vizion për vitet e tjera; duket sikur po aplikon për një qeveri njëvjeçare,” tha Haradinaj.

Ai kritikoi gjithashtu qeverisjen e VV-së për mosndërtimin e autorrugëve. /Telegrafi/