LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Mamusha do të ketë gjithmonë përkrahjen e Qeverisë

Haradinaj: Mamusha do të ketë gjithmonë përkrahjen e Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të premten ka vizituar komunën e Mamushës, nga ku është zotuar që gjithmonë do të jetë përkrahës i kësaj komune.

Haradinaj është pritur nga dhjetëra qytetarë në këtë komunë, ku tha se kjo komunë është shembull i njerëzve punëtorë dhe të mirë.


“Mamusha është një komunë shumë simbolike, sepse është një komunë rurale, është një zonë bujqësore, ku jeton një popull autokton, janë shumica turq të Kosovës edhe është një shembull i mirë, i njerëzve punëtorë, i njerëzve të mirë, i njerëzve të dashur por edhe shumë të respektushëm, që ata me të vërtetë e kanë respektin e të gjithë popujve përreth të Kosovës por edhe fatmirësisht është një urë lidhëse e miqësisë që ka Kosova me Republikën e Turqisë dhe ne i gëzohemi këtij bashkëpunimi”, ka thënë ai.

Qëllimi i kësaj vizite, Haradinaj tha se është që të falënderoi ata për punën dhe angazhimin që bëjnë. Në anën tjetër, ai është zotuar se Qeveria e Kosovës gjithmonë do të përkrah këtë komunë.

“Kjo si komunë është e vogël, buxhetin e ka rreth dy milionë dhe të hyrat vetanake i ka të vogla dhe kryesisht të hyrat i bazon veprimtarinë e saj jetësore në bujqësi dhe në perimtari. Jam thellë i bindur që së bashku do të mundemi me ec drejt zhvillimit të Mamushës dhe të zhvillimit të Kosovës. Unë e falënderoj kryetarin e juaj Abdulahadi, për ftesën, sikur që e dini ne e kemi një bashkëpunim të mirë me kryetarin për krejt temat, kryetari merr pjesë në të gjitha takimet edhe kryetarët e komunave tjera, por edhe në takimet bileterale, por edhe me ministrin Yagcilar, për punën që bëjmë në vazhdimësi, ju siguroj që Qeveria e Kosovës është e juaja, ashtu siç ju jeni të Kosovës edhe mund të llogaritni në ne”, ka përfunduar Haradinaj.

Kryetari i Mamushës, Albdulhadi Krasnic tha se kjo komunë asnjëherë nuk ka pasur buxhetin më të madh se tani.

“Prej vërshimeve, dëmeve të vërshimeve, një pjesë kemi arrit me rehabilitu, me i ndihmu qytetarët dhe bujqit e Mamushës. Falënderojmë shumë kryeministrin për mbështetjen deri më tani, se asnjëherë komuna e Mamushës dhe qytetarët e Mamushës nuk kanë pasur buxhetin sa tani”, ka thënë ai.

Falënderues ndaj të parit të ekzekutivit, u shpreh edhe ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar.

“ Unë ju falënderoj juve, ju falënderoj të gjithë qeverive të mëhershme, gjithashtu shfrytëzoj rastin të falënderoj edhe Qeverinë e Republikës së Turqisë, sepse ka investuar në disa ndërtesa dhe në disa investime tjera, kështu që besoj që ky bashkëpunim dhe kjo përkrahje do të vazhdohet”, ka thënë ministri Yagcilar.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori