LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Lirinë tonë e ndjejmë në miqësi të plotë me Amerikën

Haradinaj: Lirinë tonë e ndjejmë në miqësi të plotë me Amerikën

Nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të manifestimit gjithëpopullor për shënimin e 20 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, u mbajt Akademi Përkujtimore, kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

Për të përkujtuar sakrificën, luftën e lavdishme dhe rënien e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të Familjes Jashari, në këtë akademi ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve, familjarë dhe bashkëluftëtarë të Komandantit Legjendar Adem Jashari, si dhe qytetarë të tjerë.


Haradinaj, kujtoi luftën dhe heroizmin e komandantit Adem Jashari, duke theksuar se Familja Jashari janë sinonim i shqiptarëve.

“Në marsin e 1998-ës midis Evrope u shua një familje e tërë, por bota e lirë u zgjua dhe nuk lejoi të zhdukej një popull, i cili, nga historia evropiane dhe botërore kishte mësuar ndër breza të jetojë i lirë, në vend të vetin, me nder dhe dinjitet. Heronjtë dhe dëshmorët e Kosovës, veçanërisht Jasharët, na kanë mësuar këtë leksion: Vetëm një popull që është i gatshëm ta mbrojë lirinë me çmimin e jetës, e ka të ardhmen e sigurt!.”, tha kryeministri Haradinaj.

“Ne lirinë tonë e përjetojmë dhe e ndjejmë në miqësi të përhershme me Amerikën, ne do t’ia dalim ta bëjmë një Kosovë çfarë e ëndërruan ata që u flijuan për të”, tha ai.

“Ne synojmë të jemi të barabartë me të gjithë, të anëtarësohemi në mekanizmat ndërkombëtarë, në OKB, në NATO, në Bashkimin Evropian, sepse jemi pjesë e pandashme e botës, sepse ishim dhe do të jemi gjithnjë pjesë e familjes së popujve të lirë dhe kjo falë të rënëve për liri, falë sakrificës së të gjithëve”.

“Sot edhe njëherë kthehemi aty ku e nisëm, në Prekazin legjendar, te familja legjendare e komandantin tonë legjendar Adem Jashari dhe u themi Lavdi e përjetshme”, tha Haradinaj.

Të pranishmit me një fjalë rasti i përshëndeti Rifat Jashari, vëllai i Komandantit Legjendar Adem Jashari.

“Jemi sot në këtë Akademi Përkujtimore jo vetëm të Jasharëve, por të gjithë kombit shqiptarë, të gjithë atyre që ranë për liri”, tha ai, duke kujtuar të gjithë ata që ranë për lirinë e vendit.

Xhavit Jashari nga Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, tha se familja Jashari dhe të rënët tjerë për lirinë që ne sot gëzojmë janë pjesë e historisë sonë të lavdishme.

“Ata të gjithë ishin luftëtarë të Adem Jasharit, komandantit legjendar. Në këtë akademi nuk dua të flas për asnjë çështje që lidhet me politika ditore. Dihet botërisht që lufta e Kosovës është historike. Askush nuk mund ta nëpërkëmbë luftën e një populli. Ardhmërinë e lirisë së një vendi nuk e bëjnë politikat ditore. A mund të mendohet lufta e UÇK-së pa komandantin e saj legjendar Adem Jashari? Nuk mund të mendohet dhe për këtë duhet të thuhet se në Prekaz kanë rënë 56 dëshmorë për liri”, ka thënë ai.

Për luftën e lavdishme të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari, foli edhe historiani Marenglen Verli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori