LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Lidhja e Pejës bashkoi shqiptarët para 121 vjetësh

Haradinaj: Lidhja e Pejës bashkoi shqiptarët para 121 vjetësh

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në 121 vjetorin e Lidhjes së Pejës tha se bashkoi shqiptarët për të ruajtur territorin që e synonin armiqtë.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Lidhja e Pejës ndikoi dhe formësimin e mëtejmë të ndjenjës kombëtare tek të gjithë shqiptarët.


Lexoni të plotë postimin e Haradinajt:

“Lidhja e Pejës bashkoi shqiptarët para 121 vitesh, për të ruajtur territorin të cilin e synonin armiqtë.

Nderojmë të gjithë ata që morën pjesë në këtë kuvend kombëtar, e veçanërisht prijësin e tyre Haxhi Zekë Biberin.

Lidhja e Pejës, ndikoi në ruajtjen dhe formësimin e mëtutjeshëm të ndjenjës kombëtare tek të gjithë shqiptarët.

Le të shërbejë bashkimi i mendjeve dhe forcave në Pejë, edhe për politikën e sotme, kur bashkimi për temat e mëdha e të rëndësishme, është i domosdoshëm”. /Telegrafi/