LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: LDK për dy vite e mbajti në sirtar demarkacionin, tani që e ka në Parlament prapë po e vonon

Haradinaj: LDK për dy vite e mbajti në sirtar demarkacionin, tani që e ka në Parlament prapë po e vonon

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, pas takimit që zhvilloi me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka folur rreth çështjes së miratimit të demarkacionit në Kuvendin e Kosovës.

I pari i ekzekutivit ka deklaruar se lidhur me ratifikimin e demarkacionit Qeveria e Kosovës nuk ka çka të bëjë me shumë.

“Për demarkacionin ne e kemi kryer unë habitna pse ende Parlamenti nuk vendos, e ka demarkacionin e kanë raportin janë të zgjedhur të popullit pse presin, votojeni jo po votojeni, pra qeveria e Kosovës nuk ka çka bënë më shumë besoni koleg e ka çuar në Parlament e kemi dërguar dorën e kemi dërguar raportin e ka parlamenti”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se është i habitur pse grupet parlamentare ankohen që thonë na ka izoluar qeveria.

“Habitem pse grupet parlamentare atje që ankohen që thonë na ka izoluar qeveria,  Ramushi ai tjetri, urdhëroni, lypeni votojeni, pra LDK-ja e ka, aty me votuar, tjerët e kanë me votuar, le ta lypin, le ta votojnë e jo me gjet argumente e me vonuar në pakufi”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka akuzuar LDK-në që çështjen e demarkacionit e ka lënë për dy vite në sirtar.

Dy vite e gjysmë e ka vonuar LDK-ja, e ka mbajt në sirtar nuk e ka nxjerr në votim, tash që e ka në Parlament prapë po e vonon, pra unë habitna në këtë logjikë”, tha Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori