Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka fajësuar Albin Kurtin duke thënë se në seancën e sotme, tentoi të shfajësohej, duke i thënë se armiqtë e kanë krijuar për të punuar sistematikisht për luftën hibride.

Haradinaj gjatë seancës së sotme, tha se Kurti është produkt i luftës hibride të armiqve tonë.


“E pamë një lloj shfajësimi për gjendjen e vendit, problemet që i ka vendi, kuptohet se ka mundur të shfajësohet pse jemi në sanksione, pse është ndaluar dialogu strategjik, edhe më shumë në prodhim, e kjo listë ka mundur të jetë e gjatë. Ne si AAK nuk e shohim të rrugës që të debatojmë për një program qeverisës sepse nuk na u dha po shiohet që deputeti nuk ka program qeverisës fare...", tha Haradinaj.

Ai shtoi se e habiti arsyeja pse Kurti e ceki luftën hibride sot.

"Ppër medimin tim t’i je produkt i luftës hibride të armiqve tonë, ty të kanë krijuar, ti e ke ushqyer këtë luftë hibride në vazhdimësi, ti ke punu sistematikisht me diskredituar çdo vlerë të këtij vendi, disa prej tyre i vuajnë pasojat sot e drejtësisë ndërkombëtare, e disa më herët dhe si i tillë një ditë po është e vërtet, lufta hibride e hanë atë që e ka ushqyer atë luftë e tash të ka ardhur radha ty“, tha ai. /Telegrafi/