LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj, Kurtit: Mos e hiq taksën, u kërkove amerikanëve amortizimin tim

Haradinaj, Kurtit: Mos e hiq taksën, u kërkove amerikanëve amortizimin tim

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ia ka bërë thirrje kryeministrit të ri, Albin Kurtit, që të mos e heqë taksën për mallrat e Serbisë.

Në një intervistë për televizionin publik, Haradinaj ka thënë se heqja e masës do të ishte shumë gabim dhe do ta dëmtonte Kosovën.


“Albini ka ofertu herët me hekë, po më dhimbet ku a ka donë më hy. Shiko, i kisha ba thirrje mos e heq taksën! Unë nuk asht se pajtoj me Albinin, i kam qëndrimet e mia për të, po edhe ai ka një sakrificë si gjithë Kosova. Edhe ai ka ba burg, ka vujt, ka ra. Në emër të asaj sakrifice, i baj thirrje mos e hek taksën se ke me mbet cullak. I deshën ka me mbet, Albin Kurti edhe Vjosa Osmani kanë më met desh, s’ka me mbet kurgja ma. Çka kanë me i dhanë ma?”, ka thënë Haradinaj.

Ai është shprehur se reciprocitetin ia kishte ofruar Serbia.

“Reciprocitetin ma ka ofru mu Serbia menjëherë. Është propozim i Kryetarit të Odës Ekonomike të Serbisë. Meniherë e kam pasë në tavolinë. Reciprociteti asht veç m’u mshefë çka janë kah bajnë këta. Këta kanë ofertu me ardhë në pushtet, me dalë ndryshe, po shihet ma. Këta për m’i lanë dynjaja me ardhë në pushtet kanë thanë “jau hekim taksën, se Ramushi s’po jau hjek, jau hjekim”. Okej, po tash s’kanë nevojë me ba. Por nuk nihna mirë nëse Albin Kurti iu thotë amerikanëve: taksën kam me hek veç nalmna Ramushin! Nuk asht në rregull. Unë vij deri k’tu me ja ba ma t’lehtë Qeverisë tonë, që me i ecë pun’t përpara, se na kemi me Serbinë kundërshtime. Përshtypja m’jepet mue që Kurti iu ka thënë amerikanëve që e heq taksën veç aman amortizomna Ramushin”, ka thënë Haradinaj. “Atë përshtypje e përfitova prej bashkëbiseduesve këtu. Është marre ashtu, është keq me ardhë puna dej aty. Me shku me thanë i deshi pantallonat veç me mbroni prej Ramushit. Nuk duhet ashtu, jemi tu i ba dëm vendit e jo mua”.

Haradinaj ka thënë se pushteti i ri në Prishtinë “ka mobilizuar shumë pa kurrizorë gjëja me shpjegu se pse reciprociteti është më i mirë se taksa”. S’po të vjen marre more. Të ka dhunu gra, t’ka djeg të madh e të vogël e ti ka prish varret…Po do me ia jep 500 milionë me shku me ble armë në Rusi.”.

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori