LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kujton vëllain e tij dhe bashkëluftëtarët: Heroizmi i tyre është trashëgimi e jona historike

Haradinaj kujton vëllain e tij dhe bashkëluftëtarët: Heroizmi i tyre është trashëgimi e jona historike

Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar dëshmorët Hasim Halilaj, Luan Nimanaj, Fatmir Nimanaj e Shkëlzen Haradinaj.

Ai tha se 16 prilli 1999 ishte njëra ndër ditët më kritike të luftës për liri.


“16 prilli 1999 ishte njëra ndër ditët më kritike të luftës për liri. Ato ditë lufte, armiku duke e nuhatur humbjen që po i vinte pashmangshëm nga frontet e luftës, u përpoq që egërsinë dhe mllefin ta shfryejë ndaj popullatës civile. Të betuar të luftojnë deri në vetëflijim që shqiptarët të jetojnë të lirë, ranë heroikisht; Hasim Halilaj, Luan Nimanaj, Fatmir Nimanaj e Shkëlzen Haradinaj.

Me guximin e tyre të pashoq ata nuk kursyen asgjë nga vetja, iu kundërvyen armikut për t’i dalë në mbrojtje popullatës civile duke u bërë frymëzim për bashkëluftëtarët e tjerë për ta çuar luftën triumfalisht deri në fund” ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj bashkë me bashkëluftëtarë e miq, bëri homazhe dhe morën pjesë në “Marshin e Lirisë”, nga Kulla e deshmorëve në Gllogjan deri në Maznik te Lapidari i Heronjve.

“Sot, në Gllogjan e Maznik, në nder të 24 vjetorit të rënies së Heronjëve Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj, si dhe 18 vjetorit të rënies së luftëtarit të lirisë Enver Haradinaj, bashkë me bashkëluftëtarë e miq, zhvilluam homazhe dhe morëm pjesë në “Marshin e Lirisë”, nga Kulla e deshmorëve në Gllogjan deri në Maznik te Lapidari i Heronjve.

Heroizmi i tyre është trashëgimi e jona historike. Pavdekësia e tyre ecën përkrah lirisë, thirrjes të së cilës i qëndruan gjithmonë gatitu. Pushofshin të qetë në lavdi të përjetshme”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori