LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kujton të rënët në fshatrat e Gjakovës

Haradinaj kujton të rënët në fshatrat e Gjakovës

​Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 30 dëshmorët që ranë para 21 vitesh në fshatrat e Gjakovës, saktësisht në Bishtazhin, Goden dhe Rogovë të Hasit.

Haradinaj shkroi se datat 27, 28 e 29 janar të vitit 1999 ishin ditët prej më tragjikeve ku ranë luftëtarët të cilët kishin marrë rrugë drejt kufirit me Shqipërinë për armatim.


“Në tentim për të shkuar drejt kufirit e të ktheheshin me armatimin që aq shumë iu duhej luftëtarëve të lirisë, do të përjetësohen shumë burra, shumicën e të cilëve kisha rastin t’i njoh nga vijat e frontit”, shkroi Haradinaj.

Ai shtoi se përgjithmonë do t’i përulet para veprës së tyre dhe gjithmonë do t’i kujtojë emrat e të rënëve Agron Rama, Agim Zeneli, Sejdi Rama, Agush Gjocaj, Bahtiar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Gaspër Karaqi, Gëzim Ademaj, Hamdi Berisha, Haxhi Kleçka, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Vëllezërit Memë e Prend Lleshi, Naim Dreshaj, Naim Gashi, Sahit Krasniqi, Valon Gashi dhe Vesel Avdyli.

“Ato ditë të kobshme, në tentim për të strehuar e shpëtuar luftëtarët e plagosur u flijuan dhe rogovasit Rrustem Morina me djemtë Selmanin, Muhametin e Nusretin, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Zyber Shala, Adem Shala dhe Rifat Shala. Rënia e tyre u bë frymëzim që ne të vazhdonim luftën për liri deri në ditën e ditores”, përfundoi Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori