Haradinaj kujton masakrën e Srebrenicës: Populli i Kosovës i kupton më së miri përjetimet e popullit boshnjak

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), Ramush Haradinaj ka kujtuar 26-vjetorin e masakrës së Srebrenicës.
Haradinaj ka shkruar se sot kujtojmë mijëra jetë të shuara në Srebrenicë, nga regjimi mizor i Millosheviqit.
Ai është shprehur se njerëz të pambrojtur e pa asnjë fajë pësuan nga projketet shovoniste të realizuara përmes gjenocidit.
“Njerëz të pambrojtur e pa asnjë faj, përfshirë edhe fëmijë, gra e të moshuar, pësuan nga projektet shoviniste të realizuara përmes gjenocidit. Populli i Kosovës, i cili ishte po ashtu viktimë e të njëjtit terror shtetëror, i kupton më së miri dhembjet, përjetimet dhe vuajtjet e popullit boshnjak dhe bashkëndjen me ta”, ka shkruar Haradinaj në “facebook”. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/07/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































