LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kritikon punëtorët e arsimit, thotë se ata ishin studentë të dobët (Video)

Haradinaj kritikon punëtorët e arsimit, thotë se ata ishin studentë të dobët (Video)

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se punëtorët aktualë të arsimit nuk ishin studentë të dalluar.

Në Emisionin Jeta në Kosovë të transmetuar të enjten, Kryeministri Ramush Haradinaj teksa foli për 100 ditshin e punës së tij, u ndal edhe te problemet në arsim.


Haradinaj tha se në këto 100 ditë qeveria e drejtuar prej tij e “ka incizuar mirë gjendjen në arsim”. Ai deklaroi se nuk mund të mburret se gjendja në këtë sektor ka ndryshuar gjatë këtyre 100 ditëve.

“S’muj me u mburrë që për këto 100 ditë e kemi ndryshuar gjendjen, ajo që është më e mira është që e kemi incizua gjendjen mirë, ku janë problemet, pse jemi kështu”, tha Haradinaj.

Ai deklaroi më tutje se ata që sot punojnë në arsim, nuk ishin nga studentët më të dalluar.

“Shumica e atyre që janë në arsim, ni pjesë, nuk janë që ata kanë qenë shumë të dalluar e shumë të mirë, pra ata që japin sot dije nuk kanë qenë më të mirët në nxënien e dijes, që është një e dhanë e çuditshme”, ka thënë Haradinaj.

Deklaratën e Haradinajt për gjendjen në arsim mund ta ndiqni në vijim.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori